Skuadra e KF Arbërisë edhe zyrtarisht i ka larguar nga detyra dyshen e trajnerëve, Nuhi Bahtiri dhe Nusret Llugiqi.
“Dobrajasit” edhe zyrtarisht më nuk do të jenë trajner të Arbërisë për sezonin e ri në Ligën e Parë të cilët kanë meritë të madhe në ngritjen klubit në një rang më lartë, transmeton Ulpianapress.
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi përmes rrjeteve sociale.
“Kryesia K.F.Arbëria në mbledhjen e mbajtur vendosi si vijon:
–Të shkarkojë shtabin teknik me gjitha votat pro , asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Duke e ditur që tani Liga e Parë kërkon një reformim më të madh për të ju përshtatur konkurences së fortë që është krijuar në këtë ligë për shkak të kualitetit më të lartë Kryesia K.F.Arbëria së bashku me Donatoret vendosen të bëjnë ndryshimin në shtabin tekinik.
Kryesia K.F.Arbëria së bashku me Donatoret falenderon trajneret Nuhi Bahtiri dhe Nusret Llugiqi të cilët u angazhuan maksimalisht për suksesin e krijuar deri më tani për K.F.Arbëria. Trajnereve në fjal ju dëshirojn suksese në karrierat e tyre duke ju uruar shëndetin dhe suksesin tutje”./Ulpianapress
COMMENTS