YAHR-i me tryezë për transparencë në Lipjan

YAHR-i me tryezë për transparencë në Lipjan

Bie bora e parë në Lipjan (Foto)

Organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” YAHR , sot ka mbajtur takimin e Grupit Joformal për Transparencë në komunën e Lipjanit.

Në këtë takim murrën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, subjekteve politike, mediat lokale dhe të shoqërisë civile, ku u diskutua lidhur me aktivitetet e ndërmarra nga institucionet lokale në kuadër të planit veprues për transparencë të miratuar në mbledhjen e gjashtë të Kuvendit komunal të Lipjanit.

Fillimisht, takimin e hapi drejtori ekzekutivi i YAHR-it, Bekim Krasniqi, duke theksuar kornizat bazë të aktiviteteve që duhet dhe që janë duke u realizuar gjatë periudhës nga miratimi i planit veprues për transparencë nga ana e kuvendit komunal të Lipjanit deri më tani.

Duat Azem, kryesuesi Kuvendit komunal të Lipjanit theksoi se Komuna ka ndërmarrë veprim konkrete duke filluar nga Rregullorja për transparencë deri tek plani i veprimit për transparencë. Komuna ka transparencë të mjaftueshëm, por ka mundësi për bërë edhe më shumë dhe që bashkërisht ti shikojmë të metat eventuale dhe mundësit për përmirësim në mënyrë që për të pasur një transparencë më të madhe.

Lulzim Rrustemi, asamblist nga PDK-ja dhe shef i grupit parlamentar, kishte vërejte për mos informim dhe raportim tek Kuvendi Komunal të vizitave të kryetarit të komunës jashtë vendit, pastaj mungesa e hapësirave në ueb faqen zyrtare të komunës të diskutimeve të opozitës në seancat plenare, thuhet në komunikatë nga YAHR.

Gjatë takimit u konstatua se institucionet lokale të Komunës së Lipjanit kanë shprehur vullnetin që të jenë transparente dhe kanë ndërmarrë veprime konkrete që të jenë transparente, duke filluar nga rregullorja dhe plani i veprimit, pastaj për përgjigje pozitive të kërkesat për qasje në dokumentet publike. Po ashtu u konstatuar se janë bërë hapa konkrete në përmirësimin e transparencës me versionin e ri të ueb faqes komunale dhe me transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave plenare në kanalin Youtube.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)