Flet ish-deputeti i LDK-së të cilit hajnat ia vodhën mbi 100 mijë euro

Flet ish-deputeti i LDK-së të cilit hajnat ia vodhën mbi 100 mijë euro

600 policë do ta prisnin Vuçiqin në Gazivodë, nëse do të vinte pa leje

Bashkë me familjen ishte duke e shikuar finale e Ligës së Kampionëve, përderisa shtëpinë e kishte lënë vetëm. E këtë e shfrytëzuan hajnat të cilët Xhavit Ukajt, ish-deputetit të LDK-së ia vodhën hiç më pak se 100 mijë euro.

Xhavit Ukaj ka treguar për lajmi.net se e gjithë ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në një periudhë kohore prej dy orësh.

Ukaj ka thënë se kishte dalur për ta shikuar ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve bashkë me familjen, duke e lënë shtëpinë vetëm.

“Kjo ka ndodhur në kohën e lojës finales, dhe e kanë shfrytëzuar qaty prej 8:20 deri kah ora 22:20. Ne kemi qenë me vëllazën e djem tu e kqyr ndeshjen, shtëpinë e kemi pas vetëm dhe e kanë kry atë se çka e kanë pas mendjen”, tha fillimisht ish-deputeti i LDK-së.

Tutje Ukaj ka bërë të ditur se veç 100 mijë eurove, i janë vjedhur edhe një sasi e arit. Madje edhe shtëpia është e demoluar.

“ Janë marrë 100 mijë euro pare kesh qysh i kam tërhek nga banka, i kam fakturat të cilat ja kam prezantuar Policisë, edhe diçka ari kanë marrë. E kanë demoluar brenda shtëpinë”, thotë Xhavit Ukaj për lajmi.net.

Policia tashmë ka vazhduar me hetimet, kurse Ukaj ka dhënë deklaratë disa herë.

Në vendin e ngjarjes nuk ka kamera të cilat do të mund të ndihmonin në identifikimin e të dyshuarve.

“Kamera nuk ka, por policia po i kryen procedurat ka shenja. Po jemi në kontakte me policinë, janë tu punu sot masdite kam dhënë deklaratë katër-pesë herë”, përfundoi Xhavit Ukaj.

Ndryshe Ukaj ka qenë deputet i LDK-së në periudhën legjislative që nga viti 2010 deri më 2014.

Ai është pronar i një kompanie që që ka në pronësi disa pika karburanti dhe një supermarket në fshatin Piranë. Image result for xhavit ukaj LDK 2018

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)