Disa statistika për derbin Milan-Juventus

Disa statistika për derbin Milan-Juventus

Spektakël në San Siro, Milani fiton ndeshjen e shtatë golave ndaj F91 Dudelange

Milan-Juventus është supersfida e Seria A, që mezi pritet nga opinioni futbolldashës mbarëbotëror, jo vetëm në Itali. Kjo ndeshje do të luhet sonte, në “San Siro”, ora 18:00.

Juventusi ka fituar tetë nga nëntë takimet e fundit në kampionat me Milanin. Në shtatë sfidat e fundit mes dy skuadrave, të luajtura në “San Siro”, për llogari të Seria A, kuqezinjtë nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se një gol (pesë në total).

Milani nuk ka shënuar në dy ndeshje në shtëpi, në kampionat. Në duelet mes këtyre dy skuadrave në kampionat është parë një mesatare e përgjithshme prej 4.7 golash për ndeshje.
Në veçanti, që nga gushti i vitit 2010, bardhezinjtë nuk pësojnë gola të jashtëm për tetë ndeshje të njëpasnjëshme në Seria A.

Juventusi ka realizuar deri më tani 31 gola, këtë sezon (sulmi më i mirë) është diçka që kishte ndodhur në sezonin e largët 1951-1952.

Gjithmonë po flasim për Juventusin, që asokohe kishte realizuar 31 gola në 10 ndeshjet e para të Seria A. Nikola Kalinic, i cili shënoi në ndeshjen e fundit kundër Chievos, e ka gjetur rrugën e rrjetës në të tria ndeshjet e fundit në kampionat, të luajtura kundër Juventusit.

Gonzalo Higuain ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e para kundër Milanit në Seria A, por asnjë gol në katër ndeshjet e fundit kundër kuqezinjve. /telesport/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)