Kryesuesi dhe Drejtori presin fëmijët me rastin e 1 Qershorit

Kryesuesi dhe Drejtori presin fëmijët me rastin e 1 Qershorit

Kuvendari i VV-së selam Ahmetit, edhe në Lipjan njejtë do t’a keni

Me rastin e shënimit të 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Lipjanit Daut Azemi së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Bekim Shabani, kanë pritur sot një grup të fëmijëve nga Çerdhja Publike në Lipjan, të cilët i kanë uruar për këtë ditë të shënuar për ta.
Pasi i ka njoftuar ata me ambientet brenda objektit të komunës, Kryesuesi Azemi ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim të ngrohtë me fëmijët kryesisht rreth së ardhmes së tyre.
Në anën tjetër fëmijët gjatë qendrimit në Komunën e Lipjanit recituan poezi të ndryshme si dhe kënduan këngë të përgatitura për shënimin e kësaj dite.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)