E dëmtuara: Avokati mi kërkoi 40 mijë euro për trupin gjykues sepse tha ‘nuk fëlliqen me pak’

E dëmtuara: Avokati mi kërkoi 40 mijë euro për trupin gjykues sepse tha ‘nuk fëlliqen me pak’

Humb betejën me Covid-19 arkitekti kosovar

Në gjykimin ku ish- avokati Haxhi Çekaj po akuzohet për veprën penale të mashtrimit ka dëshmuar e dëmtuara Mirjeta Imeraj, vajza e të akuzuarit në çështjen penale ku Çekaj ishte i përfshirë si avokat i tyre.

Mirjeta Imeraj tregoi për të gjithë rastin që nga momenti i angazhimit të të akuzuarit Haxhi Çekaj si avokat në çështjen penale ku babai i saj po akuzohej për një vrasje, e deri tek takimet e fundit kur edhe e ka simuluar rastin së bashku me policët hetues ndaj Çekajt.

Në dëshminë e saj ajo deklaroi për shumat e mëdha që i kishte dhënë avokatit.

Disa nga këto para, sipas Imerajt, janë dhënë në emër të ekspertizave, ndërkaq 40.000 nga to ia ka dorëzuar të akuzuarit me arsyetimin se do t’ i shkonin trupit gjykues në çështjen penalo- juridike kundër babait të saj.

Imeraj deklaroi se ishte në gjendje të paguante sa do të holla për ekspertizat të cilat sipas saj do të vërtetonin pafajësinë e babait të saj.

Ajo tha se sa herë që i kishte dhënë para Çekajt, kishte shkuar së bashku me Nazmi Selmanajn me qëllim që të ishte dikush prezent dhe dëshmitar kur t’ ia jepte paratë, pasi që Çekaj nuk kishte pranuar që pagesën t’ia bënte nëpërmjet bankës, por vetëm kesh.

“Pagesa e parë ka qenë 5.000 euro. Menjëherë pas arrestimit të babait avokatin e kemi autorizuar më 3 janar 2015. Janë bërë edhe 2000 euro për me shku me marrë ekspertizën në Turqi sepse po vonohet. Po,i kam paguar edhe 5000 euro me një parking në Deçan. Ka qenë para se të fillojë gjykimi.Pas një kohe, ekspertiza, ata kanë lypë mi dërgu dokumentet e fotot e babit për plotësim ekspertize. Na kanë thënë se duhet ta bëjmë edhe një ekspertizë private, se ajo erdh qysh erdh edhe duhet me bë edhe njo në Shqipëri. Për atë ekspertizë i kam paguar 13.000 euro”, deklaroi dëshmitarja për disa nga pagesat të cilat ia kishte bërë tani të akuzuarit./Kallxo.com/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)