LDK nuk do votojë platformën për dialog, të prezantuar në Kuvendin e Kosovës

LDK nuk do votojë platformën për dialog, të prezantuar në Kuvendin e Kosovës

Në maj të 2019-ës hiqen vizat, thotë Fajon

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.

Rrjedhimit, ai bëri të ditur se Grupi Parlamentar i LDK-së nuk do e votojë platformën në fjalë.

“Deklaratë për media

Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese. Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë.
LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës. LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, thuhet në deklaratën për media, që Abdixhiku ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook”./Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)