Ky është momenti rrëqethës kur një burrë i nervozuar shtyp me veturë gruan e tij, e cila ia bëri me dije se dëshiron të shkurorëzohet.
Ngjarja e tmerrshme është filmuar me kamerë amatore në qytetin rus Khabarovsk, transmeton Telegrafi.
Çifti bashkëshortor fillimisht ishin grindur brenda veturës, dhe kur situata u tensionua ajo i tha burrit të saj se dëshiron të shkurorëzohet dhe pa u menduar dy herë doli nga vetura.
Por, ky veprim zemëroi tej mase burrin i cili u kthye me veturë dhe e goditi në trotuar, megjithatë ajo i shpëtoi më të keqes.
Polica ruse ka njoftuar se ka filluar hetimet, duke mos dhënë informacione tjera mbi incidentin e filmuar që ka përfunduar në ueb-faqe të ndryshme të internetit.
COMMENTS