Pak ditë më parë dy këngëtarët e famshëm shqiptar Ermal Meta dhe Rita Ora elektrizuan publikun shqiptar me koncertet madhështore në sheshin “Skënderbej”.
Ata mblodhën në shesh mijëra qytetarë për të ndjekur nga afër hitet e tyre.
Por teksa flitej se Ora dhe Meta do të vinin në Shqipëri, nisën edhe thashethemet se sa janë paguar që ata të vinin këtu.
Këtë e ka zbuluar vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas tij, për ardhjen e dy këngëtarëve shqiptarë Rita Orës dhe Ermal Metës nuk është shpenzuar asnjë qindarkë.
“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, u shpreh kryebashkiaku në një lidhje telefonike me emisionin “Dita e 8”.
COMMENTS