Borë në qershor në Qipro, banorët i frikësohen legjendave (VIDEO)

Borë në qershor në Qipro, banorët i frikësohen legjendave (VIDEO)

Tifozët e Ulpianës në përkrahje të Jeton Gashit, paralajmrojnë protesta nëse ish-sulmuesi i njohur nuk vendoset në krye të klubit

Është qershor, por në Qipro ka rënë deborë.

Ka mjaftuar një stuhi disa minutëshe që të zbardhe me dy centimetër borë një zonë në malet Troodos në Qipro.

Një video amatore e shpërndarë të bën të mendosh dy herë se në cilin muaj jemi pasi gjithçka aty duket e bardhë.

Gjithashtu, temperaturat që mbretëronin në 20 gradë celsius, për disa minuta kanë rënë në 5.

Mot i ngjashëm javëve të fundit ka prekur vende të ndryshme të Evropës, ku erërat, shiu i rrëmbyeshëm e madje flluskat e borës ndikuan në bllokimin e disa rrugëve të metropoleve.

Edhe pse duket një fenomen krejtësisht natyror, banorët lokal janë frikësuar nga fakti se sipas legjendave që ata u besojnë nëse bie borë në qershor, diçka e keqe pritet të ndodhë për ta.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)