Haradinaj: Sivjet bëhet Ushtria dhe liberalizimi i vizave

Haradinaj: Sivjet bëhet Ushtria dhe liberalizimi i vizave

Policia jep detaje rreth gjetjes së trupit të policit në Lepenc

23:39 – Sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, vendi sivjet do të bëhet me Ushtri dhe se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza.

Në Interaktiv të KTV-së, Haradinaj ka thënë se procesi i dhënies së mandatit të Ushtrisë së Kosovës është në fazën finale dhe ajo do të bëhet së shpejti, qoftë me ndryshime kushtetuese ose me ligj.

“Një proces i dhënies së mandatit të Ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese e ka mbërri finalen e vet. Kosova mundet të dërgojë në parlament ndryshimet kushtetuese, por s’e ka votën dhe mundet ta dërgojë si ligj. Tash është çështje e zgjidhjes cilën rrugë dëshiron ta ndjekë Kosova. Është mirë t’ia shpjegojmë partnerëve dhe këtë po e bëjmë. Këtë vit do të mandatohet Ushtria e Kosovës. Është e pashmangshme. Partnerët i kanë ato rezervat për procesin, por ka një kuptueshmëri. Nuk është e përmbyllur andaj e kemi vonuar në respekt të tyre. Edhe ne e meritojmë respektin si Kosovë. I kemi pritur dhe tash është koha të veprojmë. Do të veprojmë në harmoni me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Haradinaj ka thënë se Evropa ka një mirëkuptim për kosovarët sepse janë vendi i vetëm në rajon që s’mund të udhëtojnë lirshëm.

“Kemi disa etapa për liberalizim. Vlerësimi që vjen tash nga Komisioni Evropian është tejet i rëndësishëm. Kalon edhe në Parlamentin e BE-së e këshillin e ministrave që japin vlerësimin e vet, bazuar në pikëpamjet nacionale. Kemi informata se ka një mirëkuptim edhe pse jemi të vetmit në rajon pa viza edhe pse kemi treguar kujdes, disiplinë në marrëveshjet e ndërsjella dhe demarkacioni ka qenë kthesë e madhe dhe e ka bërë të veten. Parashihet brenda këtij viti, por i ka tri etapa”, ka shtuar ai.

Haradinaj thotë se me platformën e tij Kuvendi ka kompetenca të plota për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partitë politike e kanë keqkuptuar platformën e qeverisë për fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

Sipas tij, partitë e kanë vlerësuar joserioze dhe të dëmshme për vendin duke mos i marrë me vëmendje të gjitha pikat e platformës.

Ai ka thënë se partitë opozitare e kanë akuzuar për dhënien e udhëheqjes së dialogut presidentit Hashim Thaçi, por shton se kjo platformë i ka dhënë kompetencë të plotë parlamentit për ratifikim të marrëveshjes.

“Diskutime ka pas më herët për një platformë dhe që ta respektojmë këtë debat e këto diskutime ne morëm veprim si qeveri i propozuam kuvendit platformë. Ka qenë materie mbi të cilën Kuvendi ka mundur ta plotësojë e ndryshojë. Nuk u kuptua drejt nga Kuvendi, pasi partitë nisën një proces paralel të tryezave dhe si rezultat i kësaj vendosa ta tërheqim. Qeveria është e gatshme të kthehet me propozimin e vet, ose me vendos edhe konsulta me partitë parlamentare e me i marrë ato propozimet që dalin nga tryezat. Jemi të hapur. Duam unitet rreth platformës”, ka thënë Haradinaj për Interaktiv të KTV-së. “Parlamenti e aprovon arritjen e një marrëveshje dhe është neni nëntë që thotë se vetëm Parlamenti e legjitimon marrëveshjen. Kjo ishte thelbi dhe është dashur të shfrytëzohet nga Parlamenti që të marrë përsipër procesin”.

Sipas Haradinajt, skena politike duhet të merret vesh sa më shpejtë për dialogun dhe të shfrytëzohet “afati kohor para ndryshimeve në BE dhe zgjedhjeve atje”.

“Nëse ne tash nuk biem dakord mund ta humbim këtë hap. I lus të gjithë kolegët që të mos mbesim peng i situatave e ta humbim mundësinë për ta nxjerrë atë që është e mirë për Kosovën”, ka deklaruar ai.

Sa i përket pikës që Thaçi të udhëheqë dialogun dhe jo qeveria, Haradinaj ka thënë se “nuk është njeri i tavolinave dhe nuk ka aftësi të jashtëzakonshme negociuese”.

Ai ka shtuar se me Thaçin duhet të jetë një ekip gjithëpërfshirës me anëtarë të të gjitha partive parlamentare si dhe të ketë anëtarë të shoqërisë civile.

Për deklaratat e Thaçit se Kosova mund të përballet me kompromis të dhimbshëm, Haradinaj ka thënë se kjo ka qenë “gjuhë e joshjes që të bindë serbët për t’u ulur në tavolinë”

“Për mua është e dhimbshme se ne duhet të pajtohemi me Serbinë. Duhet të pajtohemi për njohje reciproke. E vërteta nuk mund të zhbëhet. Vetëm për shkak të atyre krimeve të rënda ka ndërhyrë edhe NATO. Pajtimi është kompromisi i dhimbshëm. Por ky pajtim është në të mirë të të dy popujve. Për Kosovën do të hapej perspektiva euroatlantike”, ka thënë Haradinaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)