EULEX-i me rol të ri në Kosovë

EULEX-i me rol të ri në Kosovë

Sot përfundon asfaltimi i njërit krah të rrugës “Fehmi Lladrovci”

EULEX-i do të ketë përgjegjësi ekzekutive të kufizuara, edhe pas përfundimit të mandatit në mes të qershorit, transmeton KTV.

Këto përgjegjësi, do të jenë në fushën e mbrojtjes së dëshmitarëve, përkrahjen e punës së Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Këshilli i BE-së në vendimin e marrë gjatë ditës.

“Vendimi i sotëm i jep fund pjesës ekzekutive të mandatit të misionit: Kosova do të marrë përgjegjësinë për të gjitha hetimet, përndjekjet dhe gjykimet,” thuhet në komunikatë.

Misioni i ri, do të jetë i fokusuar në këto pika: Monitorimin e rasteve të caktuar dhe gjykimeve, monitorim, mentorim dhe këshillim për Shërbimin Korrektues dhe mbështetjen operacionale për implementimin e marrëveshjeve të aritura në dialogun Kosovë – Serbi. Mandati i rishikuar, që zgjat deri më 14 qershor të vitit 2020, do të mbështetet me një buxhet prej 169 milionë euro.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)