Shkencëtarët kryejnë teste për lindjet e parakohshme

Shkencëtarët kryejnë teste për lindjet e parakohshme

Qumësht dhe sodë buke, ilaçi natyral kundër ftohjes dhe kollës

Shkencëtarët janë duke testuar testet e gjakut që mund të parashikojnë nëse një grua shtatzënë do të lindë para kohe.
Rezultatet paraprake, të publikuara në revistën “Science”, sugjerojnë se ky test është i saktë deri në 80% të grave me rrezik të lartë.

Ekipi, në Universitetin e Stanfordit, në SHBA, thotë se është po aq i saktë sa skanimet me ultrazë në parashikimin e datave të kohës së lindjes, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, ende ka shumë punë për t’u bërë para se të mund të përdoret në mënyrë klinike.

Çdo vit, 15 milionë foshnje lindin para kohe (para javës së 37-të të shtatëzanisë) në mbarë botën

Lindja e parakohshme lidhet me një milion vdekje në vit dhe kjo është shkaku kryesor i vdekjeve tek fëmijët nën moshën pesë vjeçare

Testi mat aktivitetin e materialit gjenetik, i quajtur ARN, që vjen nga fetusi, placenta dhe nëna që përfundon me sistemin e qarkullimit të gjakut

Hulumtuesit filluan duke marrë mostra të gjakut nga gratë shtatzëna çdo javë për të parë se si ndryshuan nivelet e ARN-së të ndryshme gjatë shtatzënisë dhe të cilat mund të përdoreshin për të parashikuar javën e shtatzënisë ose lindjen e parakohshme.

Testi i gjakut ishte i saktë 45% i kohës në parashikimin e kohës kur ka ndodhur shtatzënia në eksperimentet që përfshijnë 38 gra, krahasuar me 48% për ultratinguj, thonë studiuesit.

Testi u përdor gjithashtu për të parashikuar lindjen e parakohshme deri në dy muaj përpara nisjes së lindjes.

Ai u përdor në dy grupe të ndara të grave – në njërën që kishte të drejtë gjashtë herë nga tetë, në tjetrën funksionoi katër nga pesë herët.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)