Tyson Fury e ka vlerësuar lartë boksierin shqiptar, Sefer Seferi.
Ish numri një i botës në peshat e rëndë sonte në Mançester Arena do të mas forcat me Sefer Seferin, në meçin që pritet të fillojë rreth orës 23:00.
Fury para këtij meçi, ka thënë se përballjen me Seferin e konsideron të njëjtë sikurse të përballjes me Joshuan, Klitschkon apo Wilderin.
“Seferi është një boksier i mirë, nuk po e nënvlerësoj. E konsideroj njësoj si (Anthony) Joshuan, Wladimir (Klitshckon), (Deontay) Wilderin apo këdo tjetër”, ka thënë Fury.
“Ai është një goditës i rrezikshëm me 21 nokaute. Është në formë të mirë, është një mashkull me dukje të mirë dhe do të vijë për të më nokautuar të shtunën”./Lajmi.net/
COMMENTS