Mbi 3 milionë e 300 mijë euro është vlera që kuvendari nga radhët e LDK-së Lipjanit ia ka dhënë pasurisë së tij vetëm në pronat e paluajtshme Shtëpi, objekt afarist dhe tokë, janë vetëm disa nga pronat e kuvendarit Fadil Sopa të cilat i ka deklaruar në AKK si të përbashkëta.
Sopa ka deklaruar se në bankat kosovare posedon një shumë ‘cash’ prej 15 mijë euro.
Po ashtu, ai posedon vetura të përbashkëta që kapin vlerën prej 62 mijë eurosh./Ulpianapress
COMMENTS