Shënohet Dita e Çlirimit në Lipjan

Shënohet Dita e Çlirimit në Lipjan

Pushtetit të Imri Ahmetit, VV e Lipjanit ia vargon plot behane. Indikacione për kurdisje tenderësh, rritje të luksit, dëmtim të buxhetit, etj, etj…

Kuvendi Komunal sot ka mbajtur seancë solemne për nderë të 19-të vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët lipjanas për ditën e çlirimit, duke thënë se sot po shënojmë Ditën e Çlirimit të Komunës sonë, të vendit tonë, kjo ditë e madhe e jona e shqiptarëve kudo që janë, shënon kurorëzimin e përpjekjeve, organizimeve shekullore-popullore pas shumë vuajtjeve, sakrificave deri në vetëflijim të brezave deri në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


“Sot e përgjithmonë ne e gëzojmë lirinë e vendit tonë, gjeneratat e ardhshme do respektojnë e nderojnë veprën, kontributin e gjeneratave të tjera për lirinë e vendit, sepse ata bën historinë, ata i dhanë vlerë lirisë, sepse projektuan e organizuan , punuan e luftuan në trojet tona e për atdheun tonë edhe me miq ndërkombtar që vendi ynë të gezojë lirinë dhe Pavarësinë”, ka thënë Kryetari Imri Ahmeti duke thënë se të tillë përherë do nderohet si Presidenti Ibrahim Rugova e Komandanti Adem Jashari, e shumë dëshmorë, e martirë të Komunës tonë e të vendit tonë.
Shqiptarët i mbetën mirënjohës përherë SHBA-ve dhe shteteve aleate të NATO-së që ndihmuan finalisht çlirimin e vendit tonë për liri e pavrësi.


Për qytetarët e Lipjanit, 12 Qershori i vitit 1999 është dita më e madhe, më e lumtur dhe e paharruar. Marshimi i ushtrisë së NATO-së dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rrugëve e fshatrave të Komunës tonë e të Kosovës shënoj kulmin e gëzimit më të papërshkruar të qytetarëve, ndonëse këtë ndjenjë të papërshkruar të entuziazmit e gëzimi të lirimit e çlirimit që përshkroi në mënyrën më besnike syri i kamerave televizive atë kohë në rrjetet më me emër të informimit botëror, ka shtuar ndër të tjera kreu lipjanas.
I pari i Lipjanit Imri Ahmeti, po ashtu ka theksuar se sot kur po shenjojmë 19 vjetorin e lirisë tonë, si ndjehëmi, çfarë emocione kemi, ku jemi si shoqëri e si shtet.
Kosova ka shënuar progres, vendi ynë sot është shtet i pavarur i pranuar nga shtetet më të fuqishme të globit, vendi ynë po integrohet në struktura të Europës dhe struktura tjera të Botës.
Na mbetet obligim i përhershëm secili nga ne që Republikën e Kosovës, vendin tonë ta ndërtojmë në shtet model të së drejtës, në shtet të zhvilluar e integruar ku secili qytetarë do të ndjejë vetën krenar për vendin e vet.

“Nuk mund të presim që të tjerët të duan shtetin tonë më shumë se vet ne, por kemi përgjegjësi të zhvillojmë dhe integrojmë vendin tonë. E nderojmë dhe respektojmë të kaluaren tonë duke qenë të përgjegjshëm e të pastër karshi lirisë dhe mvetësisë së vendit tonë”, ështe shprehur kryetari Imri Ahmeti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)