‘Tu ka shpërthy goma’, banda e kosovarëve plaçkitë turistët me metoda interesante (Video)

‘Tu ka shpërthy goma’, banda e kosovarëve plaçkitë turistët me metoda interesante (Video)

E shpëton fëmijën nga sulmi i qenve, mirëpo e pëson qytetari në Lipjan (Video)

Policia spanjolle ka ndërprerë një zinxhirë të organizatës kriminale të plaçkitjes e cila kishte shënjestruar turistët e huaj në këtë shtet.

Sipas komunikatës së policisë spanjolle, thuhet se janë arrestuar 15 persona me shtetësi të Kosovës, të cilët kanë vjedhur gjësende të vlefshme dhe para nga automjetet e parkuara.

Njëra nga metodat që ky grup ka përdorur, ishte që turistëve u thuhej se u janë dëmtuar gomat dhe pastaj janë ndalur për t’i ‘ndihmuar’. Arrestimet janë kryer brenda disa ditëve në qytetet Kasteldefels, Badalona, Barcelonë dhe Vilanova.

Të arrestuarit ngarkohen se kanë kryer plaçkitje, shkelje trafiku, falsifikim dhe plaçkitje nën kërcënimin e armëve.

Njëri nga të arrestuarit ishte paralajmëruar për operacionin e policisë dhe kishte ikur përmes autostradës në drejtim të Valencisë, por më vonë ishte lokalizuar dhe arrestuar në Vilanova.

Shumica e të arrestuarve në kanë dosje të ndryshme në polici dhe disa prej tyre kërkoheshi që nga viti 2013. hetimi ka zgjatur 6 muaj dhe kishte filluar pasi në një veturë të cilën e kishin ndalur në autostradë, ata kishin vjedhur 27 mijë euro.

Anëtarët e kësaj bande kriminale, kishin definuar rolet dhe kishin zgjedhur viktimat kryesisht nga shtetet tjera, kjo për shkak se ata kishin më shumë para dhe gjësende të vlefshme me vete.

Ata kanë vepruar në tri grupe, por janë koordinuar dhe udhëhequr nga 4 shefa, transmeton “Zëri”.

Ata kishin bazën në Kataloni dhe shfrytëzonin sidomos sezonin e pushimeve gjatë verës. Të gjithë kanë përdorur dokumente të falsifikuara kur janë identifikuar nga policia.

Gjatë plaçkitjeve, ata shfrytëzonin vetura të cilat i merrnin me qira.

“Sapo kanë zbuluar veturën të cilën donin ta sulmonin, ata i kërkonin vozitësit të ndalej, duke e bindur vozitësin dhe kishte probleme me veturën. Kur ai ndalej, ata i sulmonin viktimat dhe ua vidhnin të gjitha gjësendet me vlerë, kryesisht para dhe ari”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, ata kishin kryer mbi 100 plaçkitje.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)