Joshua para meçit me Takam: “Më i madh dhe më i mirë”

Joshua para meçit me Takam: “Më i madh dhe më i mirë”

Argjend Tasholli shpallet menaxheri më i mirë sportiv

Joshua është favorit i padiskutueshëm kundër Takam për meçin e sotëm.

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, do të zbresë sonte në ring për herë të parë që nga prilli i së shtunës mbrëma, kur nokautoi Wladimir Klitschkon.

Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titujt IBF dhe WBA në kategorinë super të rëndë kundër Carlos Takam, pasi kundërshtari i tij i parë Kubrat Pulev është tërhequr nga gara për shkak të lëndimit.

Meçi i madh do të nisë në orën 23:00 (sipas kohës sonë) në Cardiff “Principality Stadium” në Uells, para mbi 70 mijë shikuesve e milionave të tjerë para ekraneve.

Para mecit, Joshua ka publikuar një foto në rrjetet sociale e bërë gjatë ditës së premte në matjet zyrtare. Ai nuk ka dyshime se është më i mirë se kundërshtari.

“Më i madh dhe më i mirë”, ka shkruar Joshua në “Twitter”. Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)