Sot me rastin e 14 qershorit Ditës së dëshmorëve të Komunës së Lipjanit nën patronatin e Kryetarit të Komunës Imri Ahmeti është bërë zbulimi i shtatores së “Heroit të Kosovës” Ismet Asllani”.
Me këtë rast, para një numri të madh të qytetarëve që kishin mbushur parkun e qytetit, Kryetari Imri Ahmeti, njëherit edhe iniciatori kryesor i vendosjes së shtatores tha se sot ky përvjetor i Ditës së Dëshmorëve në Lipjan padyshim shënohet në kalendarin e ngjarjeve te veçanta të komunës tonë, sepse sot në nderim të gjithë dëshmorëve në parkun e qytetit tonë do e vendosim Shtatoren e Heroit të Kosovës Ismet Asllani.
Ai në pika të shkurta duke folur për përsonalitetin e Heroit Ismet Asllani, ka thënë se “shtatoret e heronjëve dhe personalitetet e tilla, nuk duhet ti shohim vetëm si histori, por këto fakte historike për neve janë pergjegjësi. Çfarë do që e bëjmë dhe duhet ta bëjmë për ta, më së shumti mund ta quajmë mirënjohje, por në as një mënyrë nuk guxojmë ta krahasojmë se kemi bërë diqka për shkak te kontributit te tyre, e në rastin konkret me kontributin e Ismet Asllanit”, ka shtuar Kryetari Ahmeti.
Kreu lipjanas tha se sot jemi bashk për të nderuar e do të nderojmë përjetësisht gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlrimtare të Kosoves, por sot e përherë ne i nderojmë duke ndërtuar e zhvilluar vendin tonë, synime e amanete të gjakut të dëshmorëve e të gjithë brezave për liri e mvetësi të trojeve tona.
“Lipjani qyteti yne i bukur, qytetarët tonë ndihen të nderuar dhe krenar që më në fund i hapëm rrugë dhe siç vendosi përjetësisht shtatoren e Komandatit Legjendar Adem Jashari në sheshin tonë nga sot e tutje në parkun e qytetit do të kemi nderë e do të na nderoj për jetë shtatorja e Heroit Ismet Asllani Prapashtica”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.
Të pranishmit i kanë përshëndetur edhe përfaqësuesit e organizatave të dalura nga lufta dhe përfaqësuesi e familjes së Heroit Ismet Asllani.
Në fund të këtij organizimi pas inagurimit të shtatores Kryetari Imri Ahmeti dhe musafirët tjerë kanë vendosur kurora lulesh pranë shtatores së Heroit të Kosovës Ismet Asllani
COMMENTS