Ka shumë persona që refuzojnë ta pozicionojnë Lionel Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit, duke u bazuar në faktin se argjentinasi nuk ka arritur të fitojë një titull të Kupës së Botës.
Të njëjtin mendim e ndan edhe ish mbrojtësi i Kombëtares së Brazilit, Roberto Carlos.
Carlos ka deklaruar se nëse Messi do të ishte brazilian, do të kishte fituar një titull të botës.
Mes Messit, Ronaldos dhe Neymar, ish anëtari i Real Madridit ka zgjedhur yllin portugez.
“Nëse Messi do të ishte brazilian, ai do të ishte kampion i botës”, ka deklaruar Carlos.
“Për mua Ronaldo është më i miri”, u përgjigj ai, në një përzgjedhje mes portugezit, Messit dhe Neymar./Lajmi.net/
COMMENTS