Ariu zbret në fshat…

Ariu zbret në fshat…

Koci: Vendimi për masat ndaj importit të Serbisë i guximshëm, bravo Ramush

Banorët e fshatit Xibresh të Elbasanit ndihen të kërcënuar nga ariu. Kafsha e egër prej disa vitesh tashmë po shkatërron të gjithë fshatin, ndërsa së fundmi ka filluar të sulmojë bagëtitë. Banorët kërkojnë ndihmë për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Edhe pse i kanë provuar të gjitha mënyrat për ta larguar ariun, duke ndezur zjarre dhe duke krijuar zhurma të forta duket se asnjë mënyrë nuk po funksionon. Kafsha e egër është strehuar në një pyll shumë pranë fshatit, ndërsa gjatë natës sulmon bagëtitë.

Në Xibresh dhe në dy fshatrat e tjerë fqinjë, nuk ka më të mbjella, pasi të gjitha shkatërrohën nga ariu. Kafsha e mbrojtur me ligj, nuk mund të vritet, por në këtë situatë banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të strukturave kompetente për të shpëtuar fshatin./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)