Kombëtarja e Japonisë e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.
“Samurajët” mposhtën 2 me 1 ekipin kombëtar të Kolumbisë.
Qysh në minutën e 5’të japonezët kaluan në epërsi me golin e Kagawas nga pika e bardhë e penalltisë.
Në këtë minutë, ekipi kolumbian mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi nga loja u largua me të kuq mbrojtësi, Sanchez, shkruan IndeksOnline.
Në pjesën e parë, “Prodhuesit e Kafenesë” arritën ta barazonin rezultatin me anë të Quinteros i cili shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.
Golin e tre pikëve në pjesën e dytë e shënoi sulmuesi Osako në minutën e 73’të.
Me tri pikë Japonia tani kryeson tabelën e grupit H, kurse Kolumbia e fundit. Ndeshja e radhës në këtë grup zhvillohet nga ora 17:00, ku Polonia takohet me Senegalin.
COMMENTS