Senegali ja prish parashikimin maçokut, fiton kundër Polonisë

Senegali ja prish parashikimin maçokut, fiton kundër Polonisë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përgëzon KF Ulpianën për inkuadrimin në Superligë

Senegali është skuadra e parë afrikane që ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të grupëve në Rusia 2018
Ata janë të parët që ja dolën të fitojnë nga kontinenti afrikan. Madje duke mposhtur njërën prej Kombëtarëve më të mira në Europë, atë të Polonisë.

Senegali ishte shumë më i mirë në këtë ndeshje, ata ishin një skuadër më e mirë dhe e dinte çfarë të kërkonte nga ndeshja dhe m’u për këtë ata arritën që të kenë rezultat favorizues për ta, duke fituar ndeshjen e parë në këtë Botëror.

Polonia ishte më e mirë në statistika sidomos me posedim të topit gjatë pjesës së parë. Por, më sulmues ishin senegalezët të cilët sulmuan disa herë dhe erdhën të goli që në pjesën e parë.

Fillimisht ishte një autogol në minutën e 37’të të ndeshjes ku një top i devijuar nga Cionek përfundon në rrjetë të portierit të Juventusit, Szczesny.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat minimal 1-0.

Në pjesën e dytë prapë ishte Polonia që kishte posedimin por sulmet ishin të Senegalit.

Një fgabim të Krychowiak e ka shfrytëzuar shumë mirë Niang i cili pas vjedh një top kalon portierin Wojciech Szczesny dhe shënon në minutën e 61’të.

Polonia krejt çka arriti të bëj në këtë ndeshje ishte një gol në minutan e 86’të nga Krychoëiak por që minutat nuk mjaftuan që të barazonte rezultatin.

Senegali dhe Japonia kanë golavarazh dhe pikë të bararbarta në Grupin H, derisa në dy vendet e fundit mbesin Polonia dhe Kolumbia. /GazetaExpress/

 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)