CRESPO E BËN HORË ARGJENTINËN

CRESPO E BËN HORË ARGJENTINËN

Dzeko kapet me bashkëlojtarin pas ndeshjes, kjo është arsyeja

Argjentina nuk e ka nisur mirë Kupën e Botës, pasi në ndeshjen e parë nuk arriti më shumë se barazimi 1:1 me Islandën. Kritikat kanë qenë të shumta, ndërsa nuk ka munguar as reagimi i ish-sulmuesit të njohur Hernan Crespo.“Shumë që panë ndeshjen mes Islandës dhe Argjentinës mund të kenë mbetur të habitur nga rezultati, por unë jo, sepse e kisha parë disa herë në aksion dhe për një kohë edhe më të gjatë skuadrën që tashmë stërvitet nga Jorge Sampagnoli. Unë kam qenë i bindur që ai ekip ka nevojë për shumë korrigjime, për mënyrën e lojës që ofron. Të gjithë vazhdojnë të presin gjithçka nga Lionel Messi, por mua më duhet ta them si gjithmonë, se Messi nuk është Diego Armando Maradona dhe nuk mund ta fitojë i vetëm një Botëror”.
“Këtë gjë duhet ta kuptojnë mirë të gjithë argjentinasit dhe akoma më mirë shokët e ekipit. Leo është një fenomen, por ai duhet vënë në kushtet e duhura që të japë më të mirën, siç bëjnë për të te Barcelona. Në të kundërtën, Messi has shumë vështirësi në lojë. Me këtë nuk dua të them që është ai problemi, por shokët e skuadrës që ka rreth tij… Kush e ndihmoi Messin kundër Islandës?!”“Di Maria nuk pati një herë guximin që të kërkojë një duel një kundër një në shpejtësi me kundërshtarin, ndërsa pjesa tjetër e mesfushorëve qëndronin të palëvizur, duke parë dhe duke shpresuar që Messi të bëjë një nga numrat e tij dhe pastaj të festojnë të gjithë… Është e pamundur që t’i japësh përgjegjësinë një lojtari të vetëm, është e pamundur që edhe pse quhet Messi, të tërheqë i vetëm Argjentinën. Po e ritheksoj, Leo nuk është Diego Armando Maradona, Leo nuk mund të bëjë atë që Diego arriti të bëjë i vetëm dhe të sillte Kupën e Botës në vitin 1986 në Argjentinë”.“Messi maksimalisht mund të driblojë një ose dy lojtarë, ndërsa Maradona dinte të driblonte me lehtësi pesë ‘armiq’ dhe të shënonte i vetëm… Të fitonte i vetëm… Për Leon, Argjentina duhet të mendojë që të ndërtojë një manovër për ta vënë në kushte që të kërkojë duelin një kundër një dhe aty po që bëhet vdekjeprurës. Shkurt, Leo nuk di të luajë i vetëm, diçka që e bën në mënyrë të përkryer Cristiano Ronaldo. Cristiano luan i vetëm, vrapon, ka një fizik të fortë edhe në dyluftim, driblon dhe shënon”.“Messi për të qenë Messi ka nevojë për ekipin. Nëse e vë Messin në kombëtaren e Portugalisë, jam i bindur që do të bënte çmendurira në kundërsulm. Problemi është që, nëse Argjentinës i mbyllen kundërshtarët dhe hapësirat mungojnë, atëherë po që ata futen në vështirësi, sepse Messi i vetëm nuk mund t’i driblojë të gjithë”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)