Qëndron Kastrati që 4 vjet deklaron para të gatshme sa për 4 makiato

Qëndron Kastrati që 4 vjet deklaron para të gatshme sa për 4 makiato

10 shtetet që janë më të korruptuara se Kosova por kanë liberalizim të vizave

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në deklarimin e pasurisë për këtë vit thotë se posedon vetëm 4 euro e 37 cent para të gatshme në emër të tij. Të njëjtë shumë të parave Kastrati e ka deklaruar që nga viti 2014.

Nga 2014 e deri në 2017 Kastrati e ka deklaruar pasurinë si këshilltar komunal në Komunën e Prishtinës, ndërsa këtë vit ka deklaruar pasurinë si kryetar i Komunës së Kamenicës.

Kastrati që nga 2014 e deri tash, ka deklaruar plotë 5 herë pasurinë. Në 4 vitet e fundit, Qëndron Kastrati ka deklaruar se ka vetëm 4 euro 37 cent para të gatshme, në emër të tij.

Ndërsa në vitin e parë të deklarimit të pasurisë, në 2014, këshilltari i atëhershëm komunal deklaronte se kishte dy llogari bankare. Në njërën llogari kishte 4 euro e 37 cent, si dhe kishte edhe 1 euro 7 cent në llogarinë e dytë.

Mirëpo në 2015, 2016, 2017 dhe 2018 , Kastrati deklaron se ka vetëm 4 euro e 37 cent para në dispozicion në një llogari.

Megjithatë, Kastrati thotë se ka një sqarim për këtë sasi të njëjtë të parave në llogarinë e tij për katër vite rresht.

Sipas tij, llogaria bankare që figuron shuma e njëjtë e parave tash e disa vite është pezulluar.

“Unë jam jo aktiv që shumë vjet në këtë institucion bankar, para se me fillu me deklaru pasurinë edhe ata kanë ardhë në një moment kur e kanë pezullu konton. Kështu që veç e kam deklaru, sepse ekziston me emër temin, me qato pare që kanë mbet, ama është e pezullume”, tha tutje Kastrati.

Qëndron Kastrati i ka përcjellë redaksisë formularin e mbushur të deklarimit të pasurisë, ku figuron edhe një llogari tjetër bankare zero euro të deklaruara, e që nuk figuron pastaj në publikimin që e ka bërë Agjencia Kundër Korrupsionit.

Kastrati thotë pagën e merr në llogarinë me zero euro, prandaj edhe nuk është futur fare në deklarimin e pasurisë.

“Deklarimin e pasurisë e bëjë në fund të marsit, e në qato momente i kam paratë e shpenzuar, se unë tepër fund e shfrytëzon me pagesa, me kartela e këto. Pra, deklarimet i bëjë në fund të muajit, e si shumica e shqiptarëve në fund të muajit e kam zero zero”, tha Kastrati për KALLXO.com

Mirëpo meqë edhe për 3 vite tjera, në deklarimet e Kryetarit Kastrati figurojnë vetëm 4 euro e 37 cent, dhe jo të tjera, ai thotë se është i njëjti rast.

“Kjo ka ndodhë edhe herëve tjera, sepse në fund i la deklarimet edhe tana s’kam kurrgjë në ato momente”, tha tutje Kastrati për KALLXO.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)