Sa gjatë do të jetosh? Ky test i thjeshtë parashikon jetëgjatësinë

Sa gjatë do të jetosh? Ky test i thjeshtë parashikon jetëgjatësinë

Pas sa orësh uji i ndenjur bëhet i rrezikshëm për ne?

Një test i thjeshtë që kontrollon se sa e lehtë ose e vështirë është për ty të ulesh në tokë, e më pas të ngrihesh, mund të parashikojë jetëgjatësinë, ka zbuluar një studim i fundit.
Njerëzit e moshave të mesme dhe të moshuarit që u nevojiten si duart ashtu edhe gjunjët për t’u ngritur përsëri sipër kishin 7 herë më shumë gjasa të vdisnin brenda 6 viteve, krahasuar me ata që mund të uleshin e ngriheshin pa u mbështetur.

Doktorët për një kohë të gjatë kanë përdorur testin e karriges. Ata kontrollonin lëvizjet që kryente pacienti gjatë kohës së ngritjes për të përcaktuar forcën e këmbëve dhe të pjesës së poshtme të trupit. Dr. Kathryn Berlacher, kardiologe tek Qendra Mjekësore Universitare Pittsburgh thotë se ky test i ri i krijuar është më i vështirë, dhe mund të përdoret edhe tek moshat e reja.
Faktori më i rëndësishëm që shikohet gjatë procesit të uljes dhe ngritjes nga toka është raporti i muskujve me peshën trupore, por ka dhe faktorë të tjerë jo më pak të rëndësishëm, si fleksibiliteti i trupit, ekuilibrimi dhe kordinimi motorik.
“Lëvizja për një individ të moshës së mesme dhe aftësia për t’u ngritur nga pozicioni ulur janë shumë të lidhura me pavarësinë e vetë personit. Imagjinoni sikur ju bien syzet poshtë krevatit dhe për t’i marrë do t’ju duhet të uleni dhe më pas të ngriheni sërish”, shpjegon Claudio Gil Soares de Araújo, profesor tek “Universiteti Gama Filho”, në Rio De Zhaniero.

Në këtë studim morën pjesë mbi 2000 të rritur, të moshave nga 51 në 80 vjeç, për afro 6 vjet. Nga këta, 68% ishin meshkuj. Në fillim, secilit prej pjesëmarrësve iu kërkua të ulej dhe të ngrihej duke përdorur sa më pak të mundej mbështetje nga duart, gjunjët dhe pjesë të tjera të trupit.

Ngritja nga dyshemeja

Vullnetarët merrnin 5 pikë nëse ata mund të uleshin poshtë pa prekur gjunjët, këmbët, duart ose krahët dhe 5 pikë të tjera nëse mund të ngriheshin pa ndihmë. Ata humbitnin 1 pikë për çdo pjesë trupi që prekte në tokë gjatë kohës që ishin duke u ulur ose duke u ngritur. Kështu, për shembull, njerëzit që gjatë uljes preknin njërin gju në tokë merrnin 4 pikë. Nëse gjatë kohës që ngriheshin përdornin një gju dhe dorën si mbështetje, humbitnin 2 pikë e kështu me radhë. Nëse gjatë kohës së ngritjes ose uljes ata tundeshin, humbitnin gjysmë pike.

Më të shkathëtit fituan 10 pikë të plota, kurse ata që nuk mundeshin as të ngriheshin as të uleshin u vlerësuan me 0 pikë. Gjatë studimit, 159 vullnetarë vdiqën, dhe shumica e tyre bënin pjesë në grupin e personave që kishin vështirësi në ulje dhe ngritje. Pra, doli si përfundim se pikët që iu atribuuan një personi lidheshin shumë me vdekshmërinë.

Po ju sa pikë jeni?
0 – 3: Njerëzit me këto pikë kishin 6.5 herë më shumë mundësi të vdisnin gjatë studimit krahasuar me njerëzit që arritën pikët nga 8 në 10.
3.5 – 5: Ata që kishin pikë nga 3.5 në 5.5 kishin 3.8 herë më shumë mundësi të vdisnin se sa personat me pikët maksimale.
6 – 7.4: Këta kishin 1.8 herë më shumë mundësi të vdisnin se sa personat me pikë më të larta.
10: Pikët maksimale. Vetëm dy persona që arritën pikët maksimale vdiqën gjatë studimit prej 6 vitesh. Pra nëse dikush nga mosha 51 në 80 vjeç shënon 10 pikë, mundësitë që ai të jetë gjallë për 6 vitet e ardhshme janë shumë të mira.
Kërkuesit që u morën me studimin thonë se mjekët duhet të fillojnë ta vlerësojnë këtë test si një mjet me rëndësi parësore gjatë ekzaminimit të pacientëve dhe më pas t’u tregojnë sa duhet të ushtrohen.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)