“Bixhoz” me jetët e emigrantëve

“Bixhoz” me jetët e emigrantëve

Presidenti gjerman thotë se shumë shpejt do të vizitojë Kosovën

Do të duhet më shumë se thjesht të qarat e fëmijëve që ta ndalojnë Trumpin në çështjen e emigracionit, një çështje që ka nxitur mbështetësit e tij më të zjarrtë politikë që kur ai u bë pjesë e politikës.

Kriza mbi fëmijët e traumatizuar të ndarë nga prindërit e tyre pas kalimit të paligjshëm të kufirit jugor sa vjen dhe thellohet pasi Trump refuzoi lutjet për të shkëputur fatin e tyre nga përpjekjet e tij për të kthyer në ligje politikat e ashpra të vizave dhe sigurisë së kufijve.

Ndërsa disa republikanë janë duke iu përgjigjur zemërimit mbi trajtimin e fëmijëve që një pediatër e quajti “abuzim i fëmijëve me sanksione qeveritare”, Trump është sfidues dhe përkeqëson polemikat me retorikë ekstreme.

Në takimin me republikanët e Shtëpisë për të folur rreth ndryshimeve të mundshme legjislative, Trump foli për imazhet e dhimbshme kryesisht me terma politikë sesa me dhembshuri.

Presidenti u tha ligjvënësve se mbulimi mediatik “i foshnjave që qajnë nuk duket mire politikisht”, një anëtar tha për CNN.

Ndërsa u shfaq të martën në Fox News, ish këshilltari i lartë i Komitetit Kombëtar Demokrat Zac Petkanas tregoi një histori të shkurtër për “një vajzë 10-vjeçare me sindromin Down” e cila ishte marrë nga nëna e saj dhe futur në një kafaz.

“Womp, Womp”, ish-menaxheri i fushatës së Trump u përgjigj me arrogancë.

Qëndrimi i fortë i Trump duket të pasqyrojë një besim se emigracioni është kaq thelbësor për lidhjen e tij me bazën politike dhe një zmbrapsje do të ishte paimagjinueshme. Pra, ai vazhdon të tregojë pretendimin e tij të rremë se ndarjet janë faji i ligjeve që lidhin duart e tij.

“Këto janë dobësi të dëmtuara që shkaktojnë ndarjen e familjes, të cilën ne nuk duam,” tha Trump të martën.

Ndërsa Presidenti e ka mendjen në koalicionin e vitit 2020, shumë republikanë kanë frikë se stuhia mund t’i dënojë ata me votuesit periferikë, gjatë zgjedhjeve afatmesme të nëntorit.

Strategjia e Presidentit mbështetet gjithashtu në aftësinë e tij për të ruajtur keqdrejtimin dhe falsitetin që ai ka hartuar rreth çështjes dhe që është përsëritur nga mediat konservatore.

Për këtë qëllim, Trump shprehu lavdërime për Sekretaren e Sigurisë së Atdheut, Kirsten Nielsen të martën, pasi ajo mbrojti politikën e tij.

Rreziku për Trump është se ai ndodhet gjithnjë e më i izoluar mes një lumi kritikash nga udhëheqësit politikë, shpirtëror të biznesit dhe madje edhe nga aleatët amerikanë, të lëshuara nga zemra.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë këmbëngul që Trumpit i mungon fuqia për të ndaluar ndarjet dhe se duart e tij janë të lidhura nga Kongresi.

Në fund të fundit, ky është një President i cili ka argumentuar se ka fuqi ekzekutive gjithëpërfshirëse, ato që ai tha se i përdori me mirëbesim për të shkarkuar ish drejtorin e FBI-së, James Comey, dhe këmbëngul mund të përdoren gjithashtu për të justifikuar veten nëse gjendet ndonjë shkelje në hetimin e Rusisë.

Momenti vendimtar i një drame ishte mbledhja e Kolltol Hill në mbrëmjen e së martës.

Por, sipas dëshmisë së atyre që ishin brenda sesionit, Presidenti e trajtoi gjendjen e fëmijëve si një problem politik më shumë se sa u ndal në implikimet humanitare të një praktike që ai ka fuqi ekzekutive për ta ndryshuar nëse dëshiron.

Më herët, Presidenti i hodhi benzinë zjarrit në një fjalim për një grup pronarësh të bizneseve të vogla, në të cilin ai akuzoi mediat se kanë ndihmuar trafikantët e fëmijëve dhe tha se emigrantët pa dokumente janë kriminelë dhe anëtarë të bandave dhe më pas në Twitter shkroi se demokratët donin të “infektonin” Amerikën me emigrantë të paligjshëm.

Duke refuzuar të ndryshojë drejtim, pavarësisht presionit republikan dhe duke iu rezistuar mundësisë së legjislacionit të pavarur për të rregulluar çështjen, Trump sinjalizoi në mënyrë efektive se dëshiron diçka në këmbim.

Një person në dhomë i tha Sunlen Serfaty të CNN-së se Presidenti në mënyrë të përsëritur theksoi nevojën për murin në kufi, për të cilin më parë kishte premtuar se do të paguante Meksika.

“Unë jam mbrapa jush. Ne kemi nevojë për një mur”, tha ai sipas burimit.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump shprehu mbështetje për dy reforma republikane të reformës së emigracionit, një që duhej të apelohej për konservatorët dhe një për anëtarët më të moderuar të Partisë Republikane.

“Ai u tha anëtarëve: “Unë jam me ju 100%”, tha Raj Shah, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Pas modifikimeve, të dyja projekt-ligjet tani do të përfundojnë praktikën e ndarjes së familjes, duke i dhënë Presidentit një fytyrë që e shpëton nga polemikat.

Por edhe projekt-ligji i kompromisit përmban ndryshime në sistemin ligjor të emigracionit, duke përfshirë një fund të sistemit të lotarisë së vizave dhe kufizimet mbi emigrimin e familjes.

Burimi: Stephen Collinson, CNN

Përshtati: tvklan.al

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)