Përgatitni shputat për këpucët verore

Përgatitni shputat për këpucët verore

Gjithçka që duhet të dini përpara se të kryeni një operacion plastik

Vera pothuajse ka ardhur, ndërsa sandalet mezi po presin të shëtisin nëpër qytet apo plazh, transmeton koha.net.

Në mënyrë që këmbët tuaja të shkëlqejnë në veshmbathjet e reja të hapura, ndiqni këto këshilla!

Zbuteni lëkurën e trashur

Dimri dhe këpucët e mbyllura e kanë tharë lëkurën në këmbë. Pas dushit ose larjes, kur lëkura është e pastër dhe e zbutur, largojeni lëkurën e vjetër me ndihmën e gurit apo drurit për këmbë apo pajisjes elektrike të destinuar për largimin e lëkurës së vdekur. Është shumë e rëndësishme ta mënjanoni lëkurën në një drejtim për t’i shmangur plasaritjet e mëtejshme. Largojeni lëkurën e vjetër të paktën një herë në javë derisa këmbët të mos shndrisin në shkëlqim të plotë.

Hidratizojini këmbët

Pas largimit të lëkurës së trashur, aplikoni krem në këmbë. Shmangni losionet sepse, në këtë rast, cilësia dhe përmbajtja e tyre nuk e japin kujdesin e duhur. Zgjedhni një formulë e cila përmban acid laktik ose acid salicilik. Lyeni këmbët dy herë në ditë, pavarësisht nga pilingu.

Vishni çorape

Për ta përmirësuar efektivitetin e kremit, para gjumit lyeni këmbët dhe vishni çorape. Gjithashtu rekomandohet që, pas lyerjes, këmbët t’i mbështillni me një folje plastike për t’i mbrojtur çorapet dhe shtratin prej njollave të yndyrshme, transmeton koha.net.

Zgjidhni këpucë të përshtatshme

Vishni këpucë me take më të trasha, sidomos në rastin e sandaleve apo nallaneve. Zgjidhni këpucë që kanë hark adekuat, dhe të cilat plotësisht përshtaten për t’i parandaluar fërkimet dhe depërtimin e papastërtisë në lëkurën e plasaritur.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)