Përgjërimi i Thaçit ndaj LDK-së: Unë i shkova pas Rugovës

Përgjërimi i Thaçit ndaj LDK-së: Unë i shkova pas Rugovës

OSMANI: DEKLARATA E HARADINAJT ËSHTË ÇNJERËZORE, GJYKATA SPECIAL TË MERRET ME VRASJET E PASLUFTËS

Presidenti Hashim Thaçi nuk e konsideron mundësinë e lëshimit të pozitës së kryenegociatorit, mirëpo edhe më tutje fton opozitën t’i bashkohet. Për ta bërë ftesën bindëse ai krahason veten me Ibrahim Rugovën.

Thotë se duhet t’i shkojë opozita pas, siç i ka shkuar ai pas Rugovës në Vjenë. Ky përgjërim i drejtohet më së shumti LDK-së e cila është kyçe për të siguruar unitetin e nevojshëm politik

Kur Thaçi fliste sot për dialogun herë i fajësonte opozitën se duke mos e përkrahur, po e vonojnë anëtarësimin në OKB, e herë thoshte se ata duhet t’i bashkëngjitën, siç bëri ai kur shkoi me Rugovën në Vjenë gjatë negociatave 2005-2007.

Presidenti Thaçi, kur u pyet, se si do të shkojë në Bruksel kur nuk e ka përkrahjen e opozitës, ai tha nuk është koha të merren me sjellje fisnore dhe secili duhet ta dijë përgjegjësitë e veta.

Dështimit të tij për të qenë figurë unifikuese për të marrë përkrahjen e spektrit politik, Thaçi ia lë sjelljeve të opozitarëve. Tha se janë të prekur nga “sindromi i Ballkanit”, të prirë për të refuzuar çdo gjë që miraton Qeveria. E kishte fjalën për platformën e fazës finale të dialogut me Serbinë, e cila ia jep të drejtën atij për të kryesuar negociatat.

Në konferencë Presidenti la ta kuptohej se ai është krejt në rregull dhe duhet ta drejtoj dialogun, por opozita me kundërshtimet e saj vetëm se po e pengojnë – jo atë – por anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Kësisoj ai u kërkoi partive opozitare t’i bashkohen në fazën e re të dialogut me Serbinë. Për t’i bindur ata mori edhe një shembull; krahasoi vetën më Presidentin Rugova.

Thaçi kujtoi kohën kur i ishte bashkëngjitur si opozitë ekipit të Ibrahim Rugovës në Vjenë, e thotë se në mënyrë kaq racionale duhet të veprojnë edhe opozita që po e refuzojnë.

“Kur kam qenë në opozitë i jam bashkangjitur ekipit të unitetit në Vjenë. Edhe sot, Kosova ka presidentin, kryeparlamentarin, kryeministrin dhe liderët e opozitës”, tha Thaçi. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)