FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

Goli i Durmishit ndaj Sevillës (Video)

FIFA ka dënuar Serbinë dhe Meksikën me nga 10 mijë franga për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve në ndeshjet e xhiros së parë të Botërorit, njofton AP.

Në arsyetimin e FIFA-s theksohet se tifozët serbë në ndeshjen kundër Kosta Rikës kanë paraqitur banerin fyes politik që ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore, transmeton Koha.net.

Sipas arsyetimit, tifozët meksikanë në ndeshjen kundër Gjermanisë kanë brohoritur parulla diskriminuese dhe fyese kundër komunitetit LGBTI kur portieri Manuel Neuer përgatitej për të degazhuar topin.

Theksohet se bëhet fjalë për brohoritjen që është e popullarizuar në Amerikën Latine dhe për këtë shkak FIFA i ka dënuar shumë federata latino-amerikane gjatë kualifikimeve për Botëror.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)