Kuvendi klubit futbollistik Ulpiana 1926 nesër në orën 16:00

Kuvendi klubit futbollistik Ulpiana 1926 nesër në orën 16:00

Shërohet djali i kryetarit Ahmeti nga koronavirusi, sot doli në zyrë

Bordi i përkohshëm i KF Ulpianës pas mbledhjes së mbajtur ditë më parë ka marrë vendim unanim për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të premtën për orën 16:00 për zgjedhjen e kryetarit të klubit si dhe prezantimin rreth planit të punës për sezonin pranveror 2018.

Sipas një ftese të cilën e kanë adresu tek redaksia e gazetës Ulpianapress aty thuhet se Kuvendi i klubit futbollistik Ulpiana 1926 mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan me datën 22 qershor 2018, duke filluar në ora 16:00 si dhe në këtë takim janë të ftuar punëtorë sportiv si dhe afariste të cilët kanë përkrahur dhe mund të përkrahin klubin në të ardhmën, raporton Ulpianapress.

‘’Jeni përzemërsisht të ftuar të merrni pjesë në takimin e Kuvendit të Klubit Futbollistik Ulpiana 1926. Takimi do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan me datën 22 Qershor 2018, duke filluar në ora 16:00. Në takim janë të ftuar punëtorë sportiv si dhe afariste të cilët kanë përkrahur dhe mund të përkrahin Klubin në të ardhmën’’./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)