Bayern Munich nën drejtim e Jupp Heynckes njeh vetëm fitore dhe pas tre fitoresh të njëpasnjëshme në Bundesligë ka marrë kreun e kampionatit gjerman, duke mposhtur 2-0 Leipzig, një nga rivalët direkt në rrugën për titull.
Pas humbjes së Borusia Dortmund, sfida Bayern Munich- Leipzing zhvillohej edhe për kreun e Bundesligës, por në të 13-ën, Will Orban ka lënë miqtë me 10 lojtarë në fushë.
Duke qenë superiorë në numra, s’ka kaluar shumë dhe bavarezët e Jupp Heynckes kanë kaluar në avantazh me anë të James Rodriguez që shënon golin e parë të takimit në të 19-ën. Ndërsa në të 38-ën, ka qenë Robert Lewandowski që ka dyfishuar rezultatin.
Edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes lojtarët e Bayern Munich kanë dominuar në fushë, por loja e zhvilluar nuk ka prodhuar më gola./tch
COMMENTS