Kosova përplas ashpër presidentin dhe ish-presidentin serb

Kosova përplas ashpër presidentin dhe ish-presidentin serb

Kush janë deputetët që udhëtuan më së shumti duke harxhuar mijëra euro

Çështja e Kosovës e ka ndarë në dysh skenën politike në Serbi.
Ish-presidenti serb, Boris Tadiq, ka hedhur sot akuza të ashpra ndaj presidentit aktual, Aleksander Vuçiq, lidhur me deklaratat e tij të vazhdueshme për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Vetëm tetë për qind e deklaratave të Vuçiqit janë të vërteta. Duke u bazuar në këto statistika nuk është diçka e habitshme që Vuçiq lavdëron reputacionin e jashtëzakonshëm të Serbisë në botë, ndërkaq që mediat botërore shkruajnë për diktaturën në Serbi dhe mbështetjen e rreme ndërkombëtare në bazë të servitutit në çështjen e Kosovës”, u shpreh sot Tadiq.

Madje ai e ftoi Vuçiqin në një debat televiziv për të diskutuar mbi pikëpamjet e tyre për Kosovën.

Tutje, Tadiq tha se Vuçiq është një politikan frikacak, i cili nuk e ka guximin të dalë nëpër debate publike.

“Për sa kohë që Vuçiq frikësohet t’i krahasojë të vërtetat tona për çështjen e Kosovës, ai është një nga frikacakët më të zakonshëm politik dhe gangsterët populistë të cilët vazhdimisht lëvdojnë vetën për trimëritë e tyre, por i frikësohen një debati publik”, u shpreh Tadiq.

Ndryshe, as Vuçiq nuk kishte qëndruar duarkryq lidhur me deklaratat e politikanëve të tjerë serbë, e sidomos për ato të ish-ministritit të Jashtëm, Vuk Jeremiq, për të cilët kishte thënë se ishin vetë ata persona “që vendosën vulën në pavarësinë e Kosovës, duke e dërguar këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)