Befason LDK-ja: A mund ta besoni se kë do ta përkrahin në Prizren?

Befason LDK-ja: A mund ta besoni se kë do ta përkrahin në Prizren?

Opozita: Imri Ahmeti e ka ”ngulfatur” Komunën dhe transparencën

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka formuar një ekip për të negociuar me dy kandidatët që kanë mbetur në balotazh në këtë qytet, Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka.
Ekipi përbëhet prej katër anëtarëve të Kryesisë së LDK-së në Prizren.
Në mesin e tyre është edhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku.
“Do të bisedojmë me Vetëvendosjen për të parë se cila është oferta e tyre”, tregon burimi brenda LDK-së në Prizren.
“Pastaj do të analizojmë dhe diskutojmë për të marrë një vendim”.
Anëtarët e Kryesisë së LDK-së, nuk kanë vendosë vija të kuqe për kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj.
Sipas të njëjtit burim, nuk ka pasur kundërshtime në mbledhje që të negociohet edhe me PDK-në.
“Nuk ka pasur kundërshtime që të bisedohet edhe me PDK-në”, tregon burimi I “PrizrenPress”-it.
“Me PDK-në do të bisedojmë pasi që t’i shtjerrim bisedimet me Vetëvendosjen”.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe ai i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, në zgjedhjet e 22 tetorit kanë mbetur në balotazh.
Ata, do të përballen me 19 nëntor.
Totaj dhe Haskuka kanë kërkuar mbështetje nga partitë që kanë mbetur jashtë garës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)