Lewis Hamilton dominoi provat zyrtare të Çmimit të Madh të Francës dhe regjistron pole-position e tretë sezonal.
Piloti anglez i Mercedesit e mbylli sesionin e tretë me kohën, 1 minutë 30 sekonda e 29 të mijtat duke mbajtur pas shpatullave të tij shokun e skuadrës Valteri Bottas i cili ishte 118 të mijtat e sekondës më i ngadaltë se Hamilton, transmeton SS.
Menjëherë pas dy shigetave të Argjendta u pozicionuan Ferrari i Vettel dhe Red Bulli i Verstappen.
I 5-ti Daniel Ricciardo ndërsa vetëm i 6-ti Kimi Raikkonen, ndërsa regjistroi një kohë shumë të mirë Charles Leclerc i cili me makinën e tij Sauber Alfa-Romeo u rendit i 8-ti. Leclerc mund të jetë pasuesi i Raikkonen te Ferrari sezonin e ardhshëm.
COMMENTS