Policia Rrugore e Tiranës nuk i ka kursyer ndëshkimet për shoferët që gjatë fundjavës kanë udhëtuar në autostradën Tiranë-Durrës me shpejtësi marramendëse.
10 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi nga 140 km/h deri në 179 km/h.
Policia thotë se ‘megjithese kontrollet jane te panderprera çdo dite perseri ka drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi shume mbi limitin e lejuar, dhe pa pasur asnje arsye per te qarkulluar me keto limite shpejtesie. Policia Rrugore e Tiranes eshte e angazhuar per te evidentuar ndeshkuar çdo shkeles te kodit rrugor, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Qarkulloni duke zbatuar rregullat e qarkullimit qe destinacioni juaj te jete i sigurt”, këshilloi Policia në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale.
COMMENTS