Fjalët e para të Joshuas pas mbrojtjes së titujve IBF dhe WBA: Tifozët donin ta shihnin Takamin në tokë pa ndjenja

Fjalët e para të Joshuas pas mbrojtjes së titujve IBF dhe WBA: Tifozët donin ta shihnin Takamin në tokë pa ndjenja

FIFA 19 ia dorëzon çmimin Rashicës

Anthony Joshua ka mbrojtur me sukses dy titujt, IBF dhe WBA për peshat e rënda pasi ka mposhtur Carlos Takam me nokaut teknik në raundin e dhjetë.

Boksieri anglez edhe një herë ka treguar forcën dhe karakterin prej një luftëtari të pashoq në ringun e boksit.

Kjo pasi ka arritur të mposht me shumë mjeshtëri boksierin kamerunaso-francez, Takam, në meçin e zhvilluar në Principality Stadium të Cardiffit.

Joshua ka fituar meçin me nokaut teknik në raundin e dhjetë, ku pas goditjeve të marra një pas një gjyqtari vendosi ndërprerjen.

Pas fitores në këtë meç, Joshua u shpreh mjaft i lumtur me mbrojtjen e këtyre dy titujve shumë të rëndësishëm në peshat e rënda, teka shprehur shumë respekt për kundërshtarin e tij.

Joshua i lumtur pas përfundimit të meçit me fitore (Getty Images)
“Së pari dhe më kryesorja, e falënderoj Cardiffin që kanë ardhur në këtë mbrëmje”, ka thënë fillimisht Joshua pas fitores.

“Takam, ishte një kënaqësi, unë kam ardhur për të luftuar, nuk uli lavdinë dhe të marrë vendime, ishte një luftë e mirë derisa gjyqtari përfundoi atë, kështu që unë kam respektin maksimal për Takam”.

Joshua shprehi shumë respekt për kundërshtarin e tij, Takam (Getty Images)
“Mendoj se njerëzit kanë dashur ta shohin Takamin pa ndjenja në tokë, kam të drejt apo jo?”

“Puna ime është kundërshtari. Nuk kam kontroll mbi vendimin e gjyqtarit. Tani kam rripat mbi super dhe ka detyrime si kampion”.

Joshua duke mbajtur rripat e tri kategorive: IBF, WBA dhe IBO (Getty Images)
“Dua të vazhdoj të rritet sporti i boksit dhe të gjithë e dinë se ku po shkojmë”, përfundoi boksieri britanik.

Ndryshe, britaniku i ka 20 fitore nga 20 ndeshje, ku të gjitha janë me nokaut, duke treguar se është e tashmja dhe e ardhmja e boksit edhe për shumë vite. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)