Jemi afër festës së ‘Halloween’ apo ‘Natës së shtrigave’ dhe këtë herë si kurrë më parë personazhet publike kanë filluar përgatitjet shumë herët.
Pamë shumë fytyra publike se si janë rregulluar me rastin e kësaj feste, e kësaj nuk i ka shpëtuar as vogëlushja Renee
Këngëtarja Nora Istrefi e ka rregulluar vajzën me detajet e ngjyrës rozë si në veshje ashtu edhe në grim, shkruan lajmi.net.
Në fotografinë që Nora shpërndau në rrjete sociale, Renee duket sikurse tezja e saj, Era Istrefi në klipin ‘Bon Bon’, këngë kjo e cila i solli famën ndërkombëtare.
“Bonboni im”, ka shkruar këngëtarja mbi fotografinë e dy vjeçares Renee e cila dukej shumë e ëmbël e veshur e tëra në rozë.
COMMENTS