Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit A në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.
Kupa e Botës ka hyrë në xhiron e tretë të fazës së grupeve.
Në kuadër të grupit A janë zhvilluar dy ndeshjet e xhiros së fundit.
Kombëtarja e Uruguait është rrugës së mirë për të rrëmbyer kreun e këtij grupi, pasi e ka fituar 2-0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Rusisë, me golat e shënuara nga Luis Suarez dhe Cheryshev (autogol).
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Egjipti dhe Arabia Saudite kanë luajtur 1:1 në pjesën e parë.
Salah shënoi për Egjiptin, ndërsa Al Faraj barazoi në minutën e fundit të pjesës së parë nga penalltia./Lajmi.net/
COMMENTS