ARRIHET MARRËVESHJA CHELSEA – NAPOLI

ARRIHET MARRËVESHJA CHELSEA – NAPOLI

Ronaldo thyen një tjetër rekord historik në Champions

Pas disa javë negociatash, duket se më në fund është arritur marrëveshja në mes skuadrës angleze Chelsea dhe asaj italiane Napoli.Marrë parasysh se trajneri i “Bluve” të Londrës, Antonio Conte, i kishte ditët e numëruara në “Stamford Bridge”, kohë më parë klubi londinez filloi kërkimin për një trajner, i cili do ta zëvendësonte Conten në stolin e Chelseat.

Pronari Roman Abramovich, e kishte identifikuar teknikun e Napolit, Maurizio Sarri, si një trajneri ideal për ta drejtuar skuadrën e tij, mirëpo napolitanët po kërkonin klauzolën e plotë për 59 vjeçarin, përkundër se atë te Napoli veçse e kishte zëvendësuar e sapoardhuri Carlo Ancelotti.Mirëpo, sipas shtypit italian, marrëveshja duket se është arritur dhe Sarri ditët në vijim pritet të mbërrijë në Londër, për ta filluar aventurën e tij të re, në një marrëveshje e cila në fund Chelseat i kushtoi 4.4 milionë funte për ta sjell 59 vjeçarin në “Stamford Bridge”, kurse pas përfundimit të negociatave për kontratën e teknikut italian, Sarri thuhet se do të nënshkruaj kontratë tri vjeçare me “Blutë” e Londrës, për një pagë vjetore prej 5 milionë funtesh.Maurizio Sarri pritet që në stafin e tij teknik, do të sjell plotë pesë anëtar nga stafi që e kishte te Napoli, sikurse edhe dy asistentët, Giovanni Martusciello, me të cilin ai kishte punuar edhe te Empoli dhe legjendën e Chelseat, Gianfranco Zola. /Insporti.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)