Drita ka hyrë në histori të futbollit kosovar.
Kampionët e Kosovës bëhen skuadra e parë kosovare që fitojnë një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga Gjilani në ndeshjen e parë parakualifikuese ka mposhtur skuadrën nga Androra, Santa Coloma me rezultat 2-0.
Në 90 minuta edhe pse pati shumë raste për Dritën portat mbetën të paprekura.
Në lojën shtesë ndodhi ajo që pritej.
Drita kaloi në epërsi me supergolin e Xhevdet Shabanit nga një distancë e largët.
Nëntë minuta më vonë Gerbeshi ishte i saktë nga penalltia për rezultatin 2-0.
Drita në finale do të pres fituesin e ndeshjes La Fiorita – Lincoln dhe fituesi do të kualifikohet në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/
COMMENTS