BUZZ ALDRIN PADIT FËMIJËT E VET

BUZZ ALDRIN PADIT FËMIJËT E VET

Nëndega Lipjani II me strukturë të re, Alban Nuredini zgjidhet kryetar

Astronauti amerikan Buzz Aldrin i ka paditur dy fëmijët e tij dhe menaxheren duke pretenduar se po ia vjedhin paratë dhe se po shpifin për të.
Buzz Aldrin padit fëmijët e vet
Padia, në të cilën Aldrin pretendon se po e pengojnë të martohet, është ngritur pasi fëmijët e tij Andrew dhe Janis kanë paraqitur kërkesë që t’i marrin nën kontroll financat e tij.

Fëmijët kanë kërkuar nga gjykatësi që ata t’i emërojë kujdestarë ligjorë të Aldrinit duke pretenduar se babai i tyre 88 vjeç vuan nga humbja e kujtesës dhe paranojës.

Buzz Aldrin është njeriu i dytë i cili ka shkelur në Hënë. Ai ishte së bashku me Neil Armstrong në misionin Apollo 11 në vitin 1969. Armstrong ishte njeriu i parë i cili e ka shkelur sipërfaqen e Hënës dhe vetëm disa minuta më pas e shkeli edhe Aldrin, përkujton Insajderi.com.

Christina Korp, ish menaxherja afariste e Aldrinit, ka pretenduar në Twitter se ish astronauti padrejtësisht po e akuzon.

Në kërkesën për menaxhimin e pasurisë pretendohet se Aldrin po shpenzon para me shpejtësi të madhe si dhe miqtë e tij dëshirojnë ta ndajnë nga familja.

Gjykata ka caktuar për këtë javë ekspertizë me të cilën do të vlerësohet gjendja psikike e Buzz Aldrin.

Aldrini në prill të këtij viti me vetë iniciativë i është nënshtruar vlerësimit psikiatrik, kur është konstatuar se gjendja e tij është më e mirë se që pritej për moshën e tij. Mendimi i psikiatrit është se ai është në gjendje të kujdeset për vete dhe t’i menaxhojë parat e tij.

Aldrin i ka paditur fëmijët e tij, derisa djali i tij më i madh James nuk merr pjesë në kontest.

Aldrin në fillim të qershorit morri pjesë në një ngjarje në Shtëpi të Bardhë kur presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se do të kërkojë nga Pentagoni që t’i krijojë Forcat e gjithësisë, si shërbim i posaçëm i forcave të armatosura./Insajderi.com.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)