HARADINAJ SIGURON BE-NË: NGA KOSOVA NUK JU VIJNË KRIMINELËT

HARADINAJ SIGURON BE-NË: NGA KOSOVA NUK JU VIJNË KRIMINELËT

Deklaratë e fuqishme vjen nga Shqipëria: Jemi gati të derdhim gjak për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i ka siguruar institucionet e Bashkimit Evropian se pas liberalizimit të vizave nuk do të shkojnë në Evropë refugjatë nga Kosova dhe as kriminelë.

“Kur të vjen puna te liberalizimi i vizave, ajo që unë po ju them të gjithëve, nuk ju shkojnë prej Kosovës as refugjatë dhe as kriminelë, vetëm shkëmbimi rritet dhe komunikimi mes njerëzve dhe Kosova e ka arrit një shkallë të pjekurisë së tillë”, ka thënë kryeministri Haradinaj gjatë një konference për media.

Ai ka folur edhe për mundësinë që të vijë në Kosovë edhe një mision faktmbledhës për procesin e vizave. Kryeministri ka shtuar se janë për çdo lloj bashkëpunimi.

“Ne e kishim një mision më herët dhe i dhamë atij pasqyrën. Jemi të hapur për çdo lloj të mëtejmë”, ka deklaruar kryeministri./Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)