Lideri i partisë socialiste serbe, Vojislav Shesheli përsëri ka vazhduar fyerjet për shqiptarët.
Shesheli ishte mjaft i acaruar me humbjen e Serbisë ndaj Zvicrës, ku edhe i quajti Xhakën dhe Shaqirin idiotë, shkruan GazetaBlic
Ai vazhdoi kritikat dhe fyerjet për shqiptarët edhe në ditën e djeshme, kur Brazili luajti ndaj Serbisë.
Në llogarinë e tij në Twitter, Shesheli ka shkuar:
“Kokën lartë, nuk është turp për të humbur. Është turp të jesh shqiptar”.
Vlen të ceket se Serbia është eliminuar nga Kupa e Botës 2018, pasi është mposhtur nga Brazili dhe Zvicra.
Grupin E e kanë kaluar shqiptarët e Zvicrës dhe Brazili.
COMMENTS