Hoti: Hapja e mijëra vendeve të reja të punës ka qenë mashtrim

Hoti: Hapja e mijëra vendeve të reja të punës ka qenë mashtrim

“Simpatizantëve të LDK-së në sheshin “‘Adem Jashari” në Lipjan, nuk po i shihet fundi”

Në vazhdimin e seancës plenare, ligjvënësit po zhvillojnë debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

Me kërkesë të LDK-së, deputetët po flasin për këtë kornizë, të cilës propozuesi i debatit, Avdullah Hoti e quajti mashtrim.

Ai tha se ky dokument e shpërfaq mungesën e vizionit të kësaj qeverie, duke shtuar se koalicioni qeverisës nuk ka njohuri dhe as përkushtim për të ofruar një qeverisje, që është për qytetarët e vendit.

“Premtimi për rritje ekonomike për 7 deri në 8 për qind qartë ka qenë mashtrim, pasi në kornizë është paraparë rritje ekonomike prej 4 deri në 5 për qind. Krijimi i mijëra vendeve të reja të punës ka qenë gjithashtu mashtrim. Të vetmit persona që po duket që do të punësohen gjatë këtij mandati janë 522 anëtarë të kabinetit qeveritar me 22 ministra me 220 anëtarë të kabineteve me 70 zv-ministra me 210 persona në shërbim të tyre tash dhe me koordinator nacional”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ky dokument reflekton përkushtimin e Qeverisë në adresimin e sfidave zhvillimore.

“Ky është dokument që reflekton përkushtimin e qeverisë në adresimin e sfidave zhvillimore afatmesme të elaburuara në dokumentet tona strategjike si programi i Qeverisë, programi për reformat ekonomike, programi kombëtar për zbatimin e MSA , strategjia për zhvillimin ekonomik dhe dokumente tjera strategjike”, tha ai.

Sipas Hamzës, sa i përket rritjes ekonomike për vitin 2019, rritja reale pritet të jetë rreth 5 për qind.

“Ndërsa në dy vitet vijuese dhe më e lartë se 5 për qind duke arritur në 5.3 për qind në vitin 2021”, tha ai.

Kjo kornizë është dokument bazë për projeksionin buxhetor për tri vitet e ardhshme.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)