Edhe pse pësuan një humbje të papritur në udhëtim te Girona, Cristiano Ronaldo ka lënë pas dëshpërimin pas humbjes, duke uruar lojtarët e skuadrës vendasve.
Real Madridi nuk ishte në ditën më të mirë në udhëtimin te Girona, duke u mposhtur 2:1 në ndeshjen e xhiros së 10-të.
Ronaldo pas ndeshjes, përkundur dëshpërimit të madh, nuk hezitoi të përgëzonte lojtarët e Gironas, për fitoren më të madhe të tyre këtë edicion.
Portugezi që së fundi fitoi çmimin e FIFA-s si ‘Lojtari i Vitit’, ka barin e stadiumit Montilivit duke folur me kapitenin e skuadrës vendase, Alex Granell, të cilin e uroi për fitoren./Lajmi.net/
COMMENTS