MBAHET DEBATI PUBLIK ME QYTETARËT E SHTIMES

MBAHET DEBATI PUBLIK ME QYTETARËT E SHTIMES

Agim Bahtiri lidh një tjetër koalicion në Mitrovicë

Gjatë ditës së djeshme në sallën e kuvendit të Komunës së Shtimes, në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Nr. 03/L-040, si dhe në bazë të neneve 22,23,24,25 dhe 26 të Statutit të Komunës së Shtimes; Rregullores Komunale për Transparencë Neni 8.

Kryetari i Komunës, Naim Ismajli ka mbajtur mbledhjen publike me qytetarë, ku me këtë rast ka prezantuar punën dhe aktivitetin e administrates komunale të Komunës së Shtimes për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018.

Në këtë debat ishin të pranishëm kryesusja Medina Brahaj, nënkrytari Rrahman Jakupi, këshilltarë, përfaqësues të Shoqërisë Civile, OJQ dhe qytetarë të Shtimes, zyrtarë komunal. Kryetari Ismajli, ka përshëndetur të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe për kohën që keni gjetur që të na bashkoheni në debat publik.Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Gjatë debatit kryetari Ismajli ka shpalosur projektet kapitale të cilat kanë përfunduar dhe të cilat do të përfundojnë gjatë këtyre viteve, Ismajli ka inkurajuar qytetarët që t`i japin kontributet e tyre në çfarë do fushe dhe t’i paraqesin kërkesat e tyre dhe sugjerimet, duke thënë se i mirëpresim të gjitha kërkesat e tyre.

Qytetarët kanë dhënë sugjerime dhe kanë paraqitur kërkesa e tyre.Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)