21 kamera të sigurisë do të vendosen në qytetin e Lipjanit

21 kamera të sigurisë do të vendosen në qytetin e Lipjanit

Koalicioni AAK-PSD në Lipjan hapin fushatën zgjedhore

Pjesa më e madhe e Lipjanit së shpejti do të jetë e vëzhguar nga kamerat e sigurisë, pritet që nëpër krejt qytetin të vendosen 21 kamera me vlerë prej 35 mijë euro.Prej tyre do të identifikohet secili shkelës i ligjit.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, për Ulpianapress bëri sot të ditur se projekti po zbatohet me sukses dhe pritet të përfundojë së shpejti. Drejtori Ilir Tasholli, tha se do të vendosen 21 kamera në pika të ndryshme të qytetit me vlerë prej 35 mijë eurove.

“Instailmi i sistemit të kamerave ka qenë një projekt që është planifikuar nga viti I kaluar dhe këtë vitë mendojmë ta implemetojmë në tërësi në bashkëpunim me stacionin e policisë së Kosovës, do të vedosën 21 kamera nëpër rrugët kryesore të Lipjanit me një buxhet prej 35 mijë eurove, dhe ky sistem në të ardhem mundet edhe të zgjerohet, normal konform nevojave të qytetarëve ”, ka bërë të ditur Tsholli.

Tasholli deklaroi se vendosja e kamerave nuk lidhet me ndonjë ngjarje të caktuar të ndodhur në këtë qytet.

“Sigurish që vendojsa e këtyre kamerave ka si për qëllim aspektin e sigurisë dhe ne kosiderojmë që është nje projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët e Lipjanit, edhe pse qyteti i Lipjanit është relativisht i sigurtë dhe i qet”, sqaroi Tasholli./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)