Neymar në formë, Brazili kalon Meksikën dhe kap çerekfinalet

Neymar në formë, Brazili kalon Meksikën dhe kap çerekfinalet

8 pikë më pak se Barcelona, premtim i madh nga Ramos

Brazili nuk fal, mposht 2-0 Meksikën dhe kualifikohet në çerekfinalet e Botërorit, Rusi 2018-të, aty ku do të sfidojë fituesin e çiftit Belgjikë-Japoni. Neymar dhe Firmino me golat e tyre vendosën një sfidë të dominuar nga Seleçao. Ishte një fitore e merituar për 5-herë kampionët e botës, me Brazilin që regjistroi fitoren e tretë radhazi pas sukseseve ndaj Kosta Rikës dhe Serbisë, diçka që nuk ndodhte që nga Botërori i vitit 2002 kur Seleçao shpallej kampione bote, një statistikë interesante kjo që të bën të mendosh se ky mund të jetë sërish viti i Brazilit. Meksika tentoi në disa raste për t’i bërë keq skuadrës së Tites por edhe pse Danilon dhe Marcelon në formacionin titullar, brazilianët ishin të pakalueshëm në mbrojtje. Pjesa e parë nuk prodhoi gola edhe pse Neymar dhe Gabriel Jesus tentuan të mposhtnin Ochoan që ishte në një ditë shumë të mirë. Pjesa e dytë nisi me gol për skuadrën e Tites që zhbllokoi shifrat në minutën e 50-të me Neymar i cili shfrytëzoi Ëillian. Meksika edhe pse luante me treshen Lozano-Vela, Chicarito përpara nuk kishte forcën e duhur për të barazuar shifrat dhe pas disa pritjeve fantastike të Ochoas si ajo ndaj Ëillian, Brazili gjeti edhe golin e dytë me Firminon në minutën e 88-të duke vulosur fitoren pas asistit të Neymar që mund të konsiderohet pa frikë njeriu i ndeshjes.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)