Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Lipjanit nesër në orën 14:00

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Lipjanit nesër në orën 14:00

Stomatologu i njohur largohet nga PDK-ja, i bashkohet LDK-së

Kryesia e Kuvendit Komunal të Lipjanit ka aprovuar kërkesën e e opozitës për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Lipjanit pas raportit të Auditorit.

“Në bazë të kërkesës së bërë nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Lipjanit që përfaqësojnë partitë opozitare në kuvend, për mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Lipjanit, me rend dite:
Debat lidhur me raportin e Auditorit të përgjithshëm për Komunën e Lipjanit për vitin 2017. Duke u bazuar në nenin 4 të rregullorës së punës së Kuvendit dhe nenin 44 të ligjit për vetëqeverisjen lokale, ne kemi thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme të KK Lipjan për të Martën më 03.07.2018 nga ora 14:00. Edhe pse kërkesa e tyre nuk është drejtuar në mënyrën e duhur procedurale dhe nuk është e kompletuar me material të nevojshëm për diskutim, e që po ashtu arsyetimi i tyre është i pa saktë sepse duke marrë parasysh se opinion i Auditorit të përgjithshëm për Komunën e Lipjanit është opinioni apo vleresimi më i mirë i mundëshëm që u ipet komunave, po ashtu duke marrë parasysh që për këtë pikë të propozuar nga grupi anëtarëve të vetëquajtur “opozita e bashkuar” është paraparë që të diskutohet në seancën e ardhëshme të rregullt në muajin Korrik në bazë të Planit Orientues të punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit për vitin 2018, ne edhe përkundër gjithë këtyre kemi ftuar këtë seance. Unë mendoj se kjo senace nuk do të mund të mbahet për shkak të korumit, të pakten sipas paralajmërimeve që kam nga grupet parlamentare të koalicionit qeverisës të cilët paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në ketë senace për faktin se kjo pikë e rendit të ditës është e paraparë për seancën e rregullt të korrikut dhe nuk është qështje e jashtëzakonshme për tu diskutuar. Sidoqoftë unë si Kryesues kam kry të gjitha procedurat e nevojshme në bazë të ligjeve në fuqi për të ftuar këtë mbledhje, andaj për më tutje mbetet të shihet se si do të veprojnë anëtarët e kuvendit.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit Komunal të Lipjanit./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)